Gerard bëhet baba për herë të tretë
Mesfushori i kombëtares angleze dhe kapiteni i Liverpul, Steven Gerard është bërë baba për të tretën herë. Gruaja e futbollistit ka sjellë në jetë vajzën e tretë të çiftit Gerard.

Çifti ka edhe dy vajza të tjera ndërsa e treta ka ardhur në jetë në fillim të kësaj jave. Vajza e porsalindur do të quhet Lourdes.

Dy vajzat e mëdha të futbollistit quhen Lilly-Ella 7-vjeçe dhe Lexie 5-vjeçe. Një zëdhënës i çiftit ka falenderuar mediat britanike që kanë respektuar privatësinë e tyre.

Gerard po vuan një dëmtim të ri që do e mbajë jashtë fushave për rreth dy javë por me sa duket po i ecën shumë mirë jeta familjare. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori