Genta Ismajli do të vazhdojë të "provokojë"
Genta Ismajli
Genta Ismajli i përgjigjet për herë të parë akuzave të RTK, se klipi i saj "Shkune Tune" nuk mund të transmetohet pasi përmban skena hot. Në një intervistë për Bluetooth, Genta thotë se RTV 21 e transmeton çdo ditë klipin, ndërsa RTK jo, duke e censuruar atë. Genta shpreson që transmetimi i klipit të saj të bëhet edhe në RTK, pasi siç shpjegon ajo, rrobat e veshura në klip, janë ato të një balerine profesionale, ndërsa shton se bëhet fjalë për veshje të globalizuara tashmë, të cilat nuk i përdor vetëm ajo në klipe. Genta premton se do të vazhdojë të bëjë klipe edhe më hot, pa u trembur nga presionet.
Shtuar më 26/09/2010, ora 11:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori