Genta Ismjali ka thëne se fundmi se pak jave me pare, ndërsa ndodhej ne
Amerike, ku banon edhe familja e saj është marre me biznes edhe pse shumëkush mendonte se ajo do te trondiste sallat me hitet e saj.
“Sa isha ne
Amerike, veç kohës qe kam kaluar me personat e mije te dashur, jam angazhuar edhe ne biznesin e familjes, pasi ne kemi një sallon autoveturash, ku ndodhen te gjitha markat. Salloni quhet “Slozy” dhe menaxhohet nga babi im, ka treguar këngëtarja seksi, e cila sa i takon muzikës, sapo ka
realizuar një kënge te re, shkruan Standard.
Kënga është ne anglisht por veçantia e saj nuk qëndron këtu por tek fakti qe
Genta ka bashkëpunuar me je vogëlushe për ta
realizuar. “ behet fjale për një kënge R’N’B qe e këndoj me një vajze 7-vjeçare. Kënga është
realizuar nga Genc Prevukaj”, ka
shtuar me tej
Genta, duke komentuar edhe formën e saj fizike, qe do këto kohe ka qene ne qendër te vëmendjes, duke qene se shume media kane shkruar se “është shëndoshur shume”.
Qe kur kam dale ne skene si këngëtare, mediat vazhdimisht janë fokusuar te linjat e mia trupore, duke diskutuar nëse kam
shtuar apo jo peshe. Për momentin unë ndjehem shume mire, e kënaqur me trupin tim dhe ka shume femra qe me komplimentojne për paraqitjen time. Do vazhdoj kështu “, ka theksuar ajo.
Shtuar më 04/04/2012,
ora 12:36