Gaxha këngë të re dhe studio muzikore
Albeu.com
Këngëtari nga Maqedonia, Adrian Gaxha, dëshiron të hapë studio të veten muzikore dhe është duke punuar intensivisht në këtë drejtim.
“Kam nis punën gati qe një vit për të hapur studion time muzikore dhe besoj se për dy muaj do të jetë e gatshme”, është cituar nga “Zëri” këngëtari i hitit “Më mungon”.

Përveç përkushtimit për ta hapur studion, Gaxha tanimë e ka të gatshme edhe një këngë, muzikën e të cilës e ka punuar vetë.

Orkestrimin këngës me titull “Unë dhe ti” e ka bërë Robert Bilbilov, ndërsa teksti është një bashkëkrijim i Gaxhës dhe tekstshkruesit te njohur, Avni Qahili.
Shtuar më 25/09/2008, ora 20:36
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori