Manastirliu: Sot presim 12,870 doza të tjera të vaksinës Pfizer

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar një vizitë në qendrën e re shëndetësore në Kavajë.

Gjatë fjalës së saj, Manastirliu ndërsa foli për qendrën shëndetësore, bëri me dije se sot mbërrijnë në Shqipëri 12,870 doza të tjera të vaksinës Pfizer

“Do të mbërrijnë sot në vend 12.870 doza të vaksinës Pfizer, që do të shpërndahen në të gjithë vendin”, u shpreh Manastirliu./albeu.com


Shtuar 17.05.2021 13:09