Aksident masiv në aksin Lezhë-Shëngjin: Dy shtetas përfundojnë në spital

Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme, si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin,

Në aksident u përfshinë tre automjete, ku për pasojë mbetën të plagosur drejtuesit e dy prej tyre, të cilët janë dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.


Shtuar 29.06.2020 19:08