Fustani i Amy Winehouse del në ankand
Një nga fustanet e Amy Winehouse pritet të dalë në ankand shumë shpejt. Bëhet fjalë për fustanin që ajo mban veshur në fotografinë e kopertinës së albumitBack to Black”, album i cili e bëri atë të famshme në të gjithë botën.

Çmimi fillestar është 11 mijë euro, por raportohet se ai mund t’i kushtojë ndonjë koleksionisti apo fansi të saj për rreth 22 mijë euro. Fustani është dizenjuar nga stilistja tajlandeze Disaya, kur ishte një artiste relativisht e pa njohur dhe pikërisht këtë fustan ajo e përdori për ballinën e albumit të saj “Back To Black”.

Ankdandi do të mbahet në fund të këtij muaji. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2011, ora 12:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori