Foto të Monroe kur askush s’e njihte
Janë imazhet e një ikone të Hollivudit, por të fokusuara në rininë e hershme të saj, kur askush nuk e njihte. Në data 1-4 dhjetor, imazhet e Marilyn Monroe do të jenë në një ankand që do të mbahet në galerinë “Julien” në Los Angeles.

Një numër i konsiderueshëm fotografish, të pa botuara më heret do të jënë në dispozicion të fansave të saj dhe të koleksionistëve për t’i bërë të tyret.

Ato mbajnë firmën e fotografit Joseph Jasgur dhe asokohe Monroe ishte vetëm 19 vjeçe. Me këtë rast do të dalë në shitje edhe një tjetër imazh shumë i dashur për aktoren, i realizuar nga Cecil Beaton, një fotografi që Monroe e ka pasur si fotografinë më të pëlqyer të saj. Çmimi i kësaj fotografie do të nisë nga 80.000 dollarë, pasi përherë është konsideruar shumë nga aktorja.

Për koleksionistët, ky është një rast i jashtëzakonshëm që të bëjnë të tyret këto imazhe të cilat janë të rralla dhe për më tepër hedhin pakëz dritë mbi një periudhë për të cilën Monroe nuk ka folur shumë, pra për rininë e saj të hershme.
Shtuar më 09/11/2011, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori