Forbes: Michelle Obama, gruaja më e fuqishme
Forbes
Zonja e Parë Michelle Obama udhëheq klasifikimin vjetor të grave më të fuqishme të bërë nga revista “Forbes”. Në vendin e dytë është biznesmenia Irene Rosenfeld (Kraft Foods), ndërsa në të tretin drejtuesja televizive Oprah Winfrey, shkruan TCH.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila vjet mbante kryesimin, është në vend të katërt, duke lënë pas sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Michelle Obama ka transformuar postin e zonjës së parë me forcën e personalitetit të vet”, ka shpjeguar Forbes.
Shtuar më 07/10/2010, ora 11:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori