Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Flori bashkoi dhe ndau Elvanen e Sonin
Albeu.com
Soni Malaj, në kohën që kishte një lidhje dashurie me Flori Mumajesin, u bë shoqe e ngushtë me Elvana Gjatën. Dihet se më parë ato as nuk përshëndeteshin.
Ishte pikërisht Flori ai i cili i bashkoi dy këngëtaret, por po Flori ishte ai ai që edhe i ndau ato. Sipas gojëve të liga, kur Flori u nda me Sonin, ai gjeti ngrohtësi në krahët e Elvanës, gjë në fakt u mohua dhe vazhdon të mohohet prej të dyve. E megjithatë, këto thashetheme duket se i ftohën mjaft marrëdhëniet mes Elvanës dhe Sonit dhe kjo tregon qartë se shkaku ishte “Ai” që iu mori zemrat të dyjave, duke iu trazuar qetësinë në marrëdhënie si “kolege dhe shoqe” Por, vajzat janë parë sërish në një ambient së bashku. Elvana shfaqet duke i shpjeguar diçka Sonit. Ndoshta flasin pikërisht për motivin e lartpërmendur, se si mund të binin në grackën e tij…?!
Shtuar më 05/02/2010, ora 15:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori