Fletarrestim për Lindsay-in
Lindsay Lohan
Gjykatësi i shkallës së dytë lëshoi fletarrestim për Lindsay Lohan pasi që doli pozitivetestin e drogës. Gati një muaj pasi që doli nga rehabilitimi, aktorja vazhdimisht është dashtë të shkojë në testim, ku në të fundit ishte pozitive me amfetaminë dhe kokainë me çka edhe shkeli masën e shqiptuar.

LiLo për tani mbetet në liri, deri tek dëgjimi në gjyq i cili do të mbahet të premten. Gjyqtari Elden Fox më herët e kishte paralajmëruar Lohan-in se do t’ia shqiptojë 30 ditë burg nëse e thyen ndonjërin nga rregullat e caktuara, ndërsa tani do të duhet të vendos se a do ta dërgojë aktoren përsëri në burg apo sërish në rehabilitim. LiLo gjithsesi duhet të paraqitet në dëgjimin e së premtes, ndërsa avokati i saj nuk e komentoi fletëarrestin e lëshuar. Aktorja në Twitter javën e kaluar e pranoi se ka qenë pozitive në testimin e bërë.

"Fatkeqësisht, vërtetë dola pozitivetestin për drogë. Përdorimi i substancave të ndaluara është sëmundje e cila për fat të keq nuk zhduket brenda natës. Shumë jam duke u angazhuar që këtë ta tejkalojë këtë", kishte shkruar Lindsay.
Shtuar më 22/09/2010, ora 18:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori