Filmi për Steve Jobs, protagonisti Ashton Kutcher
Ashton Kutcher do të luajë rolin e Steve Jobsfilmin biografik për themeluesin e Apple. Filmi do të quhet thjesht ‘Jobs’. Aktori amerikan njihet më shumë për rolet e tij komike dhe vendimi për t’i besuar atij këtë projekt mund të duket shumë i guximshëm.

Gjithsesi, ish-bashkëshorti i Demi Moore ka pasur eksperienca edhe me zhanrin e dramës ku kujtojmë interpretimin e tij në filmin ‘The Guardian’ së bashku me Kevin Costner,shkruan tch. Sipas revistës ‘Variety’, xhirimet do të nisin në maj të këtij viti.

Regjizori do të jetë Michael Stern ndërsa skenari do të shkruhet nga Matt Whiteley. Filmi do të tregojë historinë e biznesmenit vizionar, i cili nga një “hipi” arriti të bëhej bashkëthemelues i Apple. Steve Jobs ndërroi jetë në tetorin e vitit të kaluar në moshën 56-vjeçare pasi vuante nga kanceri në pankreas.
Shtuar më 03/04/2012, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori