Fier, festohet 70-vjetori i aktorit të madh Luftar Paja (VIDEO)
Aktori i njohur i humorit Luftar Paja ka festuar 70 vjetorin e lindjes. Në një atmosferë festive, personalitete të njohura të kinematografisë dhe artit shqiptar, intelektualë, qytetarë dhe njerëz të thjeshë i kanë dhënë urimet më të përzemërta aktorit të madh të humorit shqiptar në ceremoninë e organizuar në teatrin "Bylis" në Fier. Nga ana e tij vetë aktori i humorit ndihej i emocionuar dhe i nderuar nga kjo ceremoni urimi që iu rezervua.

Luftar Paja ëshë lindur në 4 dhjetor të vitit 1941 në fsjatin Gorishovë të Mallakastrës. Në karrierën e tij të gjatë ai ka luajtur më shumë së 150 role për të cilat përherë ka patur vlerësime dhe duartrokitje nga publiku shqiptar. Kolosi i humorit shqiptar është uruar edhe nga Presidenti i Republikës Bamir Topi, deputetë, përfaqësues të pushtetit vendor si dhe personalitete të fushave të ndryshme. /albeu.com/

Shtuar më 10/12/2011, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori