Aksident i trefishtë, nisen me urgjencë në spital 6 vajza

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak pas mesnate në autostradën Fushë Krujë-Milot në afërsi të fshatit Luz.

Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe për pasojë kanë mbetur të plagosura gjashtë vajza.

Sipas policisë, O.O., 30 vjeçe, S.O., 50 vjeçe, V.B., 20 vjeçe, Sh.B., 46 vjeçe, A.B., 21 vjeçe dhe A.V., 33 vjeçe, të cilat pasi kanë kryer kontrollin shëndetësor në spital janë larguar për në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi
Krujë/Informacion paraprak

Më datë 21.08.2020, rreth orës 00:10, në Derven, një mjet tip “Audi” me drejtues shtetasin E.M., është përplasur me mjetin tip “Benz” dhe me mjetin tip “Pezho” me drejtuese shtetasen O.S., e për pasojë janë lënduar drejtuesja dhe pasagjerët në mjetin tip “Pezho” shtetaset O.O., 30 vjeçe, S.O., 50 vjeçe, V.B., 20 vjeçe, Sh.B., 46 vjeçe, A.B., 21 vjeçe dhe A.V., 33 vjeçe, të cilat pasi kanë kryer kontrollin shëndetësor në spital janë larguar për në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.


Shtuar 21.08.2020 06:12