Familja dhe fansat e Jackson "festojnë" vendimin e gjykatës
Vetëm pak orë pasi Gjykata e Los Angeles shpalli fajtor, Dr. Conrad Murray, mjekun personal të Michael Jackson për vrasjen e pavullnetshme të mbretit të pop-it, familjarët e këngëtarit dhe qindra fansa kanë dalë në rrugë të festojnë këtë vendim.

“Tani ndjehem shumë më mirë, absolutisht po. Drejtësia e bëri të sajën. Asgjë s’mund të zëvendësojë humbjen e Jackson, por ama të paktën fajtori do të paguajë për këtë”, ka pohuar e ekzaltuar La Toya Jackson fill pasi u lexua vendimi për Murray, raporton "TCH".

Ndërsa një fans i këngëtarit në lot u shpreh: “Michael nuk është këtu por unë jam i lumtur për këtë vendim. Është moment shumë emicionale për mua”.

Ndërsa nëna e Jackson, Katherine dhe motra e këngëtarit të ndjerë Rebbie kanë zgjedhur të qajnë në heshtje në sallën e gjyqit ndërsa gjykatësi lexonte vendimin për fajësimin e mjekut Murray, si përgjegjës për vrasjen e Jackson, 25 qershorin e vitit 2009. Aty ishte e gjithë familja që mbështesnin nënën e Jackson, më e prekura në këtë ngjarje. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 15:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori