Fama e madhe "divorcon" Michel Telo-n
Michel Telo, këngëtari brazilian i bërë i famshëm në të gjithë botën me hitin "Ai se eu te pego", është divorcuar nga bashkëshortja e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur në profilin e saj në Facebook gruaja me të cilën Telo ka qenë i martuar prej tre vitesh. Divorci është zyrtarizuar të premten.

“Dua të sqaroj se zërat që po qarkullojnë në internet janë të vërteta. Unë dhe Michel Telo jemi zyrtarisht të divorcuar", ka shkruar në facebook bashkëshortja e këngëtarit brazilian.

Një nga motivet sipas mediave braziliane ishte suksesi i befasishëm i këngëtarit, i cili në vitin 2011 realizoi 220 koncerte dhe për këtë vit ka të programuar edhe 220 koncerte në 140 shtete të ndryshme.

Deri tani vetë Michel Telo nuk ka konfirmuar asgjë. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2012, ora 10:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori