Eva Longoria, striptizëm dhe skena të nxehta me një femër
Protagonistja e serialit "Shtëpiake të Dëshpëruara", pushton faqet e para të revistave dhe shtypit rozë ndërkombëtar. Shkaku për fenomenin “hot Longoria”, nuk është vetëm shfaqja e aktores në skena të nxehta me një aktore tjetër femër por edhe striptizëm.

Eva Longoria bashkë me kolegen e saj aktore Kate del Castillo janë protagoniste të një skene sensuale prej disa minutash, në komedinë ende në xhirim "Without Men". Gjithashtu Eva Longoria shfaqet në një kërcim erotik striptizmi në një seri të serialit “Shtëpiake të Dëshpëruara”.

Aktorja 36 vjeçare në këtë skenë duket në formë shumë të mirë fizike, por edhe në interpretimin e rolit të striptistes. Kjo skenë u vlerësua nga kritikët si skena më sensual e saj deri tani. Kjo është hera e parë që Eva Longoria tregon se zotëron cilësi të mira në kërcim. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2011, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori