Konflikti në Lindje, Këshilli i OKB për të Drejtat e Njeriut do të mblidhet në një sesion të posaçëm

Këshilli i OKB për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar se do të mblidhet në një sesion të posaçëm në 27 maj për të adresuar “situatën e rëndë të të drejtave të njeriut në territorin e okupuar Palestinez, duke përfshirë Jeruzalemin Lindor”.

“Sesioni i posaçëm po mblidhet për një kërkesë zyrtare të paraqitur, së bashku nga Pakistani, si koordinator i Organizatës së Bashkëpunimit Islam dhe Shteti i Palestinës”, tha këshilli në një deklaratë.

Këshilli nuk tha se sa prej 47 vendeve anëtare të organizatës me bazë në Gjenevë e kishin mbështetur thirrjen, por të paktën 1/3 duhet të dalë në mbështetje të një kërkese të seancës speciale që do të miratohet.

Izraeli deri më tani nuk ka bërë komente publike për këtë çështje./albeu.com