Estrada kosovare dëshiron që fëmijët e tyre të jenë këngëtarë
Shkurte Fejza dhe vajza e saj
Estrada jonë, me ose pa insistim, dëshiron që fëmijët e tyre të kenë të njëjtin "zanat". Qe nga paralufta estrada kosovare ka nisur një “fushatë” në formë përkrahjeje për fëmijët e tyre, madje ata duan që gjithsesi të jenë të njohur si këngëtarë.

I pari që donte të shihte fëmijën e tij si të njohur ishte Sabri Fejzullau, i cili humorin e paraluftës me titull “Mësuesja” e realizoi me Ermalin.

Në këtë humor paralajmërohet se Ermali do të jetë këngëtar dhe ashtu doli më vonë. Ermali filloi të këndojë dhe të jetë prezent në ekranet televizive. Por, ajo që vërejmë është përkrahja e vazhdueshme e Sabriut, i cili edhe sot vazhdon të thotë se Ermali ka talent dhe zë të veçantë.

Madje Sabriu vazhdoi promovimin e djalit të tij në vitin 1999, atë kohë me këngën e përbashkët në mes Sabriut, Adelina Ismajlit, Ermalit, Sinan Vllasaliut dhe Adelina Thaçit.

Kurse, brenda këtij viti ai së bashku me djalin e tij morën pjesë në spektaklin”Shpia e Kosovës”, ku edhe kënduan së bashku.
Përkushtimi më i madh që fëmijët e tyre të jenë të njohur u vërejt më vonë edhe nga pjesa tjetër e estradës tonë.

Edhe këngëtari tjetër Shkelzen Jetishi, pas luftës, nisi të lëvdojë djalin e tij Korabin, duke thënë se djali i tij është më i mirë në muzikë. Ndërkaq, në vitin 2008, babë e bir realizuan edhe një duet me titull “Si babë e bir”.

Lavdërime për vajzën e saj ka bërë edhe Shkurte Fejza. Madje, ajo pat thënë se ka Gresa Behluli ka zërin më të mirë se ajo. Të dyja ajo në vitin 2009 patën realizuar këngën “Nëna dhe bija”.

E ai që mbështet djalin e tij, si në media ashtu edhe te kolegët është Nystret Muçiqi. Megjithëse, ende nuk kanë realizuar një këngë së bashku me djalin e tij Albatritin, tashmë në shumë koncerte i shohim së bashku.

Albatrinti ka thënë për Kosovapress se gjatë karrierës tash e dy vjet ka pasur një përkrahje të madhe dhe shpreson ta ketë edhe në të ardhmen.

“Krahu i djathtë është babai im, Nystreti, i cili më ka ndihmuar shumë që nga fillimi, i cili është i vështirë për ne këngëtarët e rinj. Prindërit më kanë frymëzuar me muzikë dhe i falënderohem shumë që janë në krahun tim gjithmonë”, ka thënë Albatrini.

Ai thotë se për momentin është i fokusuar në këngët e reja, kurse sa i përket duetit me Nystretin ka menduar të realizojnë një duet të tillë, por për momentin ky bashkëpunim nuk është në plan.

Kurse, Ilir Shaqiri është vërejtur më pak duke përkrahur djalin e tij, Korabin, megjithatë edhe ai nuk ka mbetur pa e përfshirë në angazhimet e përbashkëta. Për festën e Vitit të Ri 2010, ata i pamë duke kënduar së bashku me xixëllonjat në këngën “Liri”.

Edhe Korabi e pranon se gëzon përkrahjen e prindërve. Ai ka thënë për Kosovapress se dëshira e tij, por edhe karriera e babait të tij, e ka drejtuar atë në muzikë.

Korabi tregon edhe përkrahjen e Ilirit në kompozicion dhe këndimin klasik, sidomos në tekstet që e kanë ndihmuar shumë, por edhe në drejtimin e rrugës së vlerave muzikore dhe artit të mirëfilltë.

“Unë gjithmonë konsultohem me babanë për gjithçka dhe ndihma e prindërve të mi vjen edhe në këto momente kur kam më shumë se dy vjet në skenë dhe besoj që gjithmonë do të kemi ndihmën e prindërve, pasi që dihet se ata kanë përvojë shumë të madhe sa i përket muzikës”, pohon Korabi.

Përkrahje dhe publicitet të madh të bijës së saj i po i jep edhe këngëtarja Alberie Hadergjonaj, e cila siguron se Anxhelina së shpejti do të jetë e madhe.

Alberia përveç që prezanton atë te kolegët nga sfera muzikore, ajo tashmë ka filluar të publikojë klipin e këngës dhe fotot e zemrës së saj siç e quan në profilin e saj në Facebook.

Madje, Alberia duke komentuar klipin e këngës së Anxhelinës thotë se ky është një fillim i bukur.

“Fillimi i bukur ishte, por siguroj që ka për të qenë e madhe shpejt”, shkruan për vajzën e saj Alberia. (kosovapress)
Shtuar më 11/10/2010, ora 07:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori