Eneda Tarifa, fituese e 'Top Fest 7'
Albeu.com
Dhe fituesja eshte... Eneda Tarifa! Spektakel i magjishem! Emocione, te papritura, duartrokitje, dritherima; ne kete atmosfere u mbyll nata finale e festivalit me te madh te muzikes moderne shqiptare 'Top Fest 7'."Ju falenderoj te gjitheve ju, drejtuesit e festivalit, koleget e mi, kompozitorin, familjen time dhe te gjithe publikun qe me ka mbeshtetur", u shpreh Tarifa menjehere pasi mori cmimin e madh te eventit.

Mbremja u zhvillua ne nje atmosfere elektrizuese ne sallen e Pallatit te Kongreseve, ku publiku nuk reshti se mbeshteturi te preferuarit e tij. Nen drejtimin energjik te Ledion Licos dhe Albana Osmanit, festivali mbylli siparin e tij, por kenget e prezantuara ne kete edicion pa diskutim qe do te vazhdojne te jene te preferuarat tuaja edhe per shume kohe, ndersa do te mund t'i shijoni ne ekranet e televizioneve muzikore dhe ne valet e radiove.

10 cmimet e tjera

Videoklipi me i mire: Leonora Jakupi;
Best Hip Hop & R&B: Jonida Maliqi dhe Big Basta;
Cmimi Radiofonik nga Top Albania Radio: NRG Band
Cmimi i Internetit: Noizy ft Lil Coli;
Cmimi Kengetarja me e Mire Femer: Besa Kokedhima;
Cmimi Kengetari me i Mire Mashkull: Valon Shehu;
Cmimi Artisti me i Mire i Ri: XXL;
Cmimi Best Pop&Rock: Kamela;
Cmimi Grupi me i Mire: Troja;
Cmimi Interpretuesja me e Mire: Mariza Ikonomi/tch/
Shtuar më 24/05/2010, ora 13:32
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori