Elvana Gjata përveç zërit, shfrytëzon edhe bukurinë
Elvana Gjata
Këngëtarja e mirënjohur Elvana Gjata nuk rri kurrë në heshtje, ajo di si të jetë në qendër të vëmendjes dhe e kërkuar nga fansat. Edhe kur nuk ka në dorë ndonjë projekt të ri muzikor apo nuk është duke realizuar ndonjë reklamë, fituesja e edicionit të 8-të të “Top Fest” realizon ndonjë shërbim fotografik, për të tërhequr vëmendjen e publikut.

Elvana përveç zërit për të korrur sukses po shfrytëzon edhe bukurinë që i ka falur natyra. Këngëtarja e njohur vazhdimisht është kritikuar se kopjon Beyonce, Jennifer Lopez, Rihanna etj.

Elvana gjithashtu shpesh zgjedh mediat kosovare për të folur pasi edhe atje ka një publik të gjerë që e pëlqen për atij që ka në Shqipëri.

Së fundmi ajo ka pozuar për kopertinën e reviste në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 15:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori