Një i armatosur vret 6 persona dhe veten në një festë ditëlindjeje në SHBA

Një i armatosur qëlloi për vdekje 6 persona dhe më pas vrau edhe veten në një festë ditëlindje në Colorado Springs, tha policia amerikane.

Të shtënat ndodhën në oborrin e një shtëpie lëvizëse ku familjet ishin mbledhur në një rimorkio për të festuar.

Motivi i sulmit nuk dihet, ndërsa viktimat janë të gjithë të rritur.

Identitetet e viktimave dhe sulmuesit nuk janë bërë të ditura ende./albeu.com


Shtuar 10.05.2021 08:34