Elvana dhe Flori, kuq e zi në Londër
Fundjava e shkuar ka qenë një moment i paharruar për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Londër. Këngëtarja Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi kanë qenë të ftuar specialë në koncert organizuar nga komuniteti shqiptar që jeton në kryeqytetin britanik.

Edhe pse koncerti filloi me pak vonesë, Elvana duket se e ka justifikuar atë. Kanë mjaftuar pak minuta që të nxehej situata, këngëtarja arriti të ngrerë peshë të pranishmit me këngët e saj hit, madje të pranishmit kanë mbetur të surprizuar nga performanca e Elvanës, duke i bërë të ndihen më shumë se asnjëherë shqiptarë, sidomos kur këngëtarja ka mbajtur mbi supe flamurin kombëtar.

Fotoja vjen eskluzivisht për "Shqiptarja.com" nga pjesëmarrësit në koncert, të cilët kanë pohuar se e ftuara nga Tiranë ka qenë jo vetëm një surprizë, por edhe një artistë e cila i ka bërë ata të ndien krenarë. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2012, ora 18:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori