Eliza, mes këngës dhe arkitekturës
E talentuar dhe plot sharm janë jo epitete por cilësi atribuar ndër vite nga publiku. Eliza Hoxha është një artiste unike. E suksesshme në disa fusha dhe me pika interesi të pafundme. personaliteti muzikor i saj është i njohur për publikun. Jo aq ai profesional si urbaniste e pedagoge e sukseshme. Ajo në këtë intervistë na flet jo vetëm për hitet e fundit muzikore dhe eksperiencën profesionale por na zbulon diçka më tepër për veten e saj si njeri me zemër dhe pasione por pa një dashuri.

“Unë gjërat dhe proceset në jetë nuk i shoh dhe nuk i peshoj vetëm si shpërblim financiar…Nuk është se kam jetuar ndonjëherë nga muzika, por të paktën dikur kam gjeneruar aq sa projekti ta mbuloj projektin e rradhës.
Sot kjo bëhet edhe më e vështirë duke parë konditat shumë fluide dhe të paqëndrueshme të një tregu muzikor shqiptar, i cili nuk ka një bazament të vërtet për vlerat”

“Unë jam e prirur që jetës ti qasem pozitivisht e po ashtu edhe relacioneve, pavarësisht shumë zhgënjimeve që më kanë përcjellur deri tani. Jeta është shumë më e bukur dhe ka kuptim kur mendon e kujton momentet e bukura dhe kur bënë gjëra të bukura”

“E gjej veten të dyzuar tek muzika dhe arkitektura. Çdo këngë ka strukturën, ka ritmin, kohën, emocionin. Ka harmoninë e vet. ashtu si edhe cdo qytet që ka strukturën, formën, ritmin, emocionet e tij të shtresuara ndër vite.
Ka aq shumë për t’u zbuluar dhe për ta ushqyer vetën në rrugëtimin dhe rrëfimet e reja midis të dyjave”

Të flasësh për Elizën nuk është e thjeshtë. Karriera si këngëtare, e cila ka ardhur gjithnjë në rritje, e ka renditur Elizën në artistet “big” të muzikës shqipe.

Pas një masteri në Belgjikë, Eliza sot mban postin e drejtoreshës në Këshillin e Lartë Drejtues në Galerinë e Arteve në Kosovë.

Shkruan vetë tekstet e këngëve të saj, ka punuar si fotoreportere dhe opinioniste në të përjavshmen “Zëri”, por punon edhe si pedagoge në Universitetin e Prishtinës dhe atë të Tetovës. në Fakultetin e Arkitekturës.
Një artiste shumëdimensionale, me shumë pika interesi e që për çudi, ka pasur energjinë dhe kreativitetin të ketë sukses në të gjithë “kungujt që mban nën sqetull”. /albeu.com/
Shtuar më 29/03/2012, ora 12:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori