Eliza Dushku pranë martesës me Rick Fox
Pëlqej
Rick Fox dhe Eliza Dushku
Aktorja amerikane me origjinë shqiptare, Eliza Dushku mund të martohet së shpejti me ish-basketbollistin e njohur të NBA, Rick Fox. Sipas prestigjozes "E-Online", këmbanat e dasmës sa vijnë dhe bëhen më të forta për aktoren e njohur të serialit më të fundit ‘Dallhause’ dhe Rick Fox, i cili këtë vit mori pjesë edhe në spektaklin e suksesshëm televiziv “Dancing with the stars”.

29-vjeçarja Dushku bashkëjeton me 41-vjeçarin Fox që nga muaji gusht i këtij viti dhe ish-basketbollisti, i cili ka pozuar në të shkuarën edhe si model për një sërë reklamash televizive, shprehet se është shumë i lumtur dhe do të dëshironte që kjo bashkëjetesë të finalizohej me martesë.

Lajmi për martesën e tyre të mundshme dhe mjaft të shpejtë është dhënë edhe nga sajti i njohur Perezhilton.com. Madje drejtuesit e këtij sajti shprehen te lumtur për Elizën, ndërsa shtojnë se do të kishin shumë dëshirë që t’i shohin së bashku në altar në një prej këtyre ditëve, transmeton Bluetooth. (koha)
Shtuar më 27/11/2010, ora 12:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori