Aktorja e njohur shqiptare e Hollivudit,
Eliza Dushku, mbërriti sot në Shqipëri, në kuadër të një dokumentari që do të zhvillojë për të promovuar vlerat artistike, kulturore dhe turistike të Shqipërisë.
Ajo u prit sot në Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza" në Rinas nga nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku, e cila theksoi se
aktorja ka ardhur për të promovuar vlerat social-kulturore të Shqipërisë, për të parë disa nga qytetet kryesore për rreth 10 ditë.
Tabaku tha se "
aktorja Eliza Dushku do të takohet nesër me kryebashkiakun e Tiranës, Lulzim Basha, do të vizitojë disa nga qendrat tregtare të Tiranës e më pas do të ketë një udhëtim turistik në Durrës, Berat, Korçë, Krujë e Vlorë për të bërë një promovim sa më të mirë të Shqipërisë". /Balkan Web/
Shtuar më 06/08/2011,
ora 17:56