“Elita 5” i rikthehet dashurisë
Elita 5, idhujt e të dashuruarve, rikthehen tek këngët që u dhanë famë, tek këngët për dashurinë. “Nuk jam diktator”, titullohet kënga më e re e rokerëve të njohur të Maqedonisë “Elita 5” dhe klipi më i ri i tyre tashmë prezantohet pas gjashtë vitesh.

Njëkohësisht me këtë krijim të ri, që pritet ta publikojnë së shpejti, Elita 5, dashurisë këtë herë i këndon me ritëm dedikimet për të. Vargjet e këngës janë shkruar nga Avni Qaili, ndërsa kompozimi është bërë nga anëtari i grupit, Virusi.

Grupi është krijuar në fillim të viteve të ’90-të në Tetovë nga Nexhat Mujovi, ndërkohë që anëtarët e grupit janë: Arif Ziberi, Mevaip Mustafi, Besim Ibraimi, Agron Idrizi, dhe Nexhat MujoviVirusi. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2011, ora 18:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori