Edhe Ami largohet nga Portokalli
Ami dhe Ermali
Amarda Toska ikën nga "Portokalli", i bashkohet burrit tek "Vizion Plus". Këto janë fjalët që qarkullojnë së fundmi për show girl-in shqiptare që pas disa vjetësh drejtimi të "Portokalli" largohet nga emisioni i famshëm humoristik.

Kolegë të Amit thonë se ka qenë Ermali, bashkëshorti që e ka tërhequr drejt kësaj media, ku dihet që ai bën emisionin tjetër humoristik, konkurrent të "Portokalli", "Apartamenti 2XL".

Ikja e Amarda Toskës, është e dyta për "Portokalli", ku pak kohë më parë bëri bujë në media ikja e Agron Llakajt. Nuk dihet ende se kush do zëvendësojë prezantuesit e emisionit humoristik, por thuhet se do jenë aktorët që do të prezantojnë vetë njëri-tjetrin për numrat që do të përcjellin tek teleshikuesit. (bw)
Shtuar më 20/01/2011, ora 20:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori