E paafta Domi
Domenika Caushaj
Është përjashtuar nga puna pa filluar akoma tamam. Vetëm pak ditë më parë Domenika Çaushaj, e cila bëri një rrëmujë të vërtetë në media me intervistën e saj mbi Seldin dhe homoseksualitetin e tij, gjeti një tjetër mënyrë për të komunikuar me publikun. Ajo u punësua pranë “Top Albania Radio” në programin e paradites “Summer time”. Domenika ishte caktuar për të punuar në terren dhe të bënte lidhje direkte gjatë emisionit ku nëpërmjet mikrofonit të vinin në studio mendime të ndryshme të dëgjuesve. Kjo është një punë, të cilën e bën prej gati tri vitesh një tjetër ish-protagoniste e “Big Brother”, Romina. Kështu ne të gjithë patëm mundësi ta dëgjonim Domenikën nga radiot tona dhe menduam se ky mund të ishte vetëm njëri nga angazhimet në këtë kompani mediatike ku ajo u bë e njohur. Mirëpo fakti që nuk po e dëgjonim më, na bëri kuriozë të mësonim se çfarë kishte ndodhur. Burime nga brenda radios na bënë me dije se Domi është pushuar nga puna për një sërë arsyesh. Para së gjithash ajo nuk ishte shumë korrekte në orar, pastaj vinte mënyra e komunikimit në radio, e cila linte shumë për të dëshiruar. FaktiDomi është larguar nga Shqipëria për shumë vite e ka varfëruar shumë shqipen e saj, gjë që nuk tolerohet në një media. Pastaj ajo përdorte shumë fjalë të huaja për të mbushur këtë boshllëk si dhe së fundi diksioni i saj nuk është aspak radiofonik. Shpresojmë që Domi të gjejë sa më parë një punë që t’i përshtatet më shumë.
Shtuar më 01/09/2010, ora 12:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori