"E diell" i besohet Armend Rexhepagiqit
Armend Rexhepagiqi
Ndryshime të mëdha pritet që të ndodhin në programin "E diell", që transmetohet çdo të diel në televizionin "Top Channel". Pas lajmit se Adi Krasta do të lërë prezantimin e tij, për të nisur sfidën e re të "100 Milion", kemi mësuar se do të largohet edhe autorja italiane, Alessia.

Edhe pse kontrata e saj përfundonte në maj të këtij viti, drejtuesit e televizionit nuk kanë menduar ta mbajnë më gjatë atë, por ta ndërpresin marrëdhënien e punës me Alessian, për të afruar në këtë rol një personazh të njohur të muzikës.

Siç njofton Indeksonline, pikërisht kantautori Armend Rexhepagiq, i cili sapo përfundoi misionin e tij në jurinë e “Albanians Got Talent”, do të jetë autori i programit “E diell”.

Kështu Armendi do të zhvendoset me bashkëshorten e tij Aida Baraku në Shqipëri, për të jetuar tani e tutje!
Shtuar më 06/01/2011, ora 12:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori