Pete Doherty është i bindur se në banesën e tij në Londër ‘
jeton shpirti’ i të ndjerës, këngëtares Amy Winehouse, dhe për këtë arsye ai ka vendosur që të largohet për një kohë në Paris.
"Ai me të vërtetë beson se në banesën e tij
jeton shpirti i Amy Winehouse. Shumë do të mendojnë se ai është nën ndikimin e drogës, por ai argumenton se për një kohë të gjatë nuk ka konsumuar drogë," thonë miqtë e muzikantit të famshëm, i cili është i
njohur se konsumon drogë.
Është e
njohur se Amy dhe Pete ishin miq të mirë dhe se atë e kishte prekur shumë vdekja e këngëtares. Ai në nder të këngëtares së vdekur ka mbajtur disa koncerte.
Shtuar më 15/11/2011,
ora 16:28