Divorci i Schwarzenegger, 200 milionë $?
Schwarzenegger mund t'i thotë lamtumirë milionave të tij nëse Maria Shriver vendos të divorcohet nga ai.

Nga zbulimi i fëmijës jashtë martese të Arnoldit me shërbyesen, Maria Shriver ka të drejtë për ta lënë atë. Dhe nëse e bën këtë, ky do të jetë divorci më i shtrenjtë që Hollywood ka parë ndonjëherë, raporton New York Post.

Pasuria e çiftit është vlerësuar rreth 400 milion dollarë, prandaj ndarja e tyre mendohet se do të jetë më e shtrenjta në Hollywood duke mundur divorcin e Tiger Woods, të cilit i kushtoi 100 milionë dollarë.

Shriver akoma nuk e ka bërë njoftimin e saj, por ka punësuar një avokat për divorcin.

Maria dhe Arnold besohet se kanë një kontratë paramartesore, por për shkak të rrethanave nuk besohet se do të ketë efekt në gjykatë.

Sipas ligjeve në Kaliforni, Maria Shriver do të merrte gjysmën e pasurisë së përbashkët./albeu.com/
Shtuar më 24/05/2011, ora 11:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori