Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
Dhurata e këngëtareve të njohur shqiptare për 8 Mars
Është festa e gruas, e nënës, 8 Marsi, dhe dua ta nis me këtë thënie të bukur të Bajerit: “Gratë duhet të jenë të dashuruara, në qoftë se duan të mbeten të bukura”.

Edhe personazhet tanë që vijnë në rrëfimet e tyre janë meshkujt, të cilët krenohen për gruan që kanë në krah, megjithëse falë angazhimit dhe punës së tyre nuk kanë mundësi ndoshta t’ia shprehin shumë, qoftë edhe me një dhuratë.

Ata janë artistë shumë të njohur, të cilët dinë të bëjnë dhurata, por nuk e harrojnë kurrë se dhurata edhe këtë vit i takon nënës së tyre, kur flasin për djem ende të rinj në moshë, siç janë Ermal Fejzullahu, Ervin Bushati, Hekuran Krasniqi, shkruan Kosova Sot.

Ndërsa kur e pyesim legjendën e muzikës shqiptare Sabri Fejzullahu, ai tregon për dhuratën më të veçantë që, siç na thotë, është dashuria çdo sekondë që ka për bashkëshorten e tij.

Ndërsa për artistët e rinj në moshë bashkëshortet e tyre nuk do të bëhen kurrë xheloze edhe nëse nuk do të marrin shumë vëmendjen e duhur në këtë festë, pasi nesër shpërblimi për to do të jetë nga fëmijët e tyre të dashur.

Sabri Fejzullahu: “A ka dhuratë më të bukur se DASHURIA, kjo është dhurata për bashkëshorten time, Nerën. Edhe gjatë fundjavave, kur jam larg nëpër vende të ndryshme të botës, kujtohem gjithmonë t’i sjell një dhuratë bashkëshortes sime. Sonte do të jem duke kënduar në nder të kësaj festë në Tetovë, më pas të premten në Bruksel, dhe të shtunën në Gjermani, duke kënduar për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje dhe e festojnë me dashuri këtë festë”.

Ervin Bushati: “Dhuratë më e bukur që do t’i bëj mamasë time, e cila jeton në Shkodër është një telefonatë, pasi për shkak të angazhimeve të mia atë ditë do të jem në Tiranë duke kënduar. Ndërsa do t’ia uroj 8 Marsin, e kur ta takoj më pas do ta ketë edhe dhuratën e radhës. Dhe për bashkëshorten është një surprizë që e kemi menduar bashkë me 2 djemtë e mi. Këtu gjej rastin t’ua uroj festën gjithë nënave e motrave, kudo që ndodhen”.

Hekuran Krasniqi: “8 Marsi në kulturën tonë, ose në shoqërinë tonë është deponuar si festë e nënave dhe manifestohet kryesisht me dhurata lule. Edhe unë nënën zakonisht e kam uruar me lule për 8 Mars. Gëzuar të gjitha nënave anembanë botës ditën e 8 Marsit!”

Ermal Fejzullahu: “Mund të them edhe nënës, edhe gruas. Por, këtë vit do të jetë nëna ime ajo që do të marrë sërish vëmendjen më të madhe për t’ia blerë një dhuratë. Pasi bashkëshortja ime sigurisht, ashtu siç unë i blej sot nënës, do të marrë edhe ajo dhuratë nga fëmijët tanë kur të rriten edhe pak”. /express/
Shtuar më 08/03/2012, ora 11:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori