Makina përplas të miturën në Tiranë

Një 10 vjeçare është aksidentuar pak më parë në kryeqytet në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë.

Policia njofton se mjeti me drejtues shtetasin A.H., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale E.M., 10 vjeçe, e cila është dërguar menjeherë në spital dhe ndodhet nënkujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 27.09.2020, rreth orës 10:54, në bulevardin “Gjergj Fishta” mjeti me drejtues shtetasin A.H., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale E.M., 10 vjeçe, e cila është dërguar menjeherë në spital dhe ndodhet nënkujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 27.09.2020 09:33