David me namuz: Nuk pozoj më nudo, kam vajzë
David Beckham e ka kaluar një pjesë të mirë të jetës së tij nëpër dhomat e veshje-zhveshjeve duke reklamuar për kompani të ndryshme të brendshmesh për meshkuj.

Ka patur raste edhe kur ka pozuar nudo, apo thuajse krejt i tillë, por tanimë jo. Ai insiston se, që pas ardhjes në jetë të vajzës së tij, Harper, ka vendosur që të ta ndërpresë diçka të tillë, duke mos guxuar më të dalë nudo.

“Nuk mund të shfaqem më nudo, tani që kam vajzën e vogël. Jam në rregull me të brendshmet, por jo më nudo. Mendoj se për djemtë nuk ishte problem, pasi ata rrinë nudo shpeshherë, por tani me vajzën gjithçka ndryshon”, është shprehur Spice-Boy. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2012, ora 10:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori