David mburret me Victorian në Facebook
David Beckham ka shfaqur gjithë krenarinë e tij për gruan që ka në krah, Viktorian, duke postuar fotot e saj më të fundit në “Facebook”. 37-vjeçarja në fakt ka pozuar për kopertinën e revistës franceze “Madame Figaro”. Me një model të ri flokësh dhe një veshje të këndshme, “Posh Spice” duket me të vërtetë joshëse.

Futbollisti anglez, në krah të fotografive që ka postuar, ka bërë edhe një koment për bashkëshorten e tij: “Shikojeni pak Viktorian në kopertinën e ‘Madame Figaro’, është e mrekullueshme! Fotografitë janë bërë nga fotografi i talentuar britanik, Greg Williams, shpresoj që t’ju pëlqejnë”. Duket se një nga meshkujt më seksi të planetit ka dashur t’i kthejë favorin bashkëshortes së tij, e cila pak kohë më parë kishte postuar fotot e Bekhamit me të brendshmet e tij “H&M” në “Twitter”. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2012, ora 19:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori