Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe Meri Nikollovskës
Buxhaku dhe Nikollovska me fëmijët
Ambasadori aktual i Maqedonisë në Francë, dhe ish-ministri nga rradhët e BDI-së, Agron Buxhaku dhe shkupjania Meri Nikollovska, nga lidhja e tyre e fshehtë nëntë vjeçare kanë dy fëmijë, vajzën Margo dhe djalin Mark, shkruan magazina “Krema” në numrin e saj më të ri, i cili tashmë është në shitje, njofton Gazeta Lajm.

Magazina në tekstin e titulluar “Dashuri e ndaluar” shkruan për problemet që ka çifti i dashuruar me familjen e ambasadorit aktual të Francës, Agron Buxhaku dhe peripecitë që kalon Buxhaku dhe Nikollovska.

Po ashtu edhe profilin e saj në Facebook, Meri Nikollovska e ka emëruar Mark Margo Nikoll, ku ka publikuar foto të familjes së krijuar nga lidhja e fshehtë.

Në njërën nga fotot, Buxhaku, Nikollovska dhe dy fëmijët Margo dhe Marku duken shumë të lumtur.

Ambasadori Agron Buxhaku më parë ka qenë i martuar me një grua ukrainase.

Gjatë karrierës së tij politike, Ambasadori Buxhaku ka qenë Ministër i Transportit dhe Lidhjes dhe nënkryetar i Parlamentit të Maqedonisë.
Shtuar më 02/11/2011, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori