Dafina Zeqiri, pushime me Krenarin në Vlorë
Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret më të pëlqyera në trevat shqipfolëse me një treg të gjerë koncertesh. Kosovarja e suksesshme ka krijuar shumë fansa jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri e Maqedoni brenda një kohë shumë të shkurtër dhe si pasojë mirëpritet ngado ku e ftojnë.

Së fundmi ka qenë në Vlorë, ku veç të tjerash ka kaluar edhe disa orë relaksim nën diellin e nxehtë të këtyre ditëve. Ndonëse detin e ka pasur fare afër, këngëtarja ka zgjedhur pishinën e “Saint Tropez” për t’u larë... Kjo ndoshta edhe sepse nuk ka dashur të jetë shumë në vëmendjen e njerëzve. Kështu siç duket qartë në fotot që paparaci ynë ka shkrepur, këngëtarja së bashku me të dashurin kanë kaluar një paradite super në qytetin bregdetar të Vlorës.

Dafina Zeqiri ka vetëm pak kohë që e ka publikuar klipin e saj më të ri “Dangerously in love”, por ndërkaq premton që shumë shpejt do të sjellë një tjetër këngë... /Bluetooth/
Shtuar më 06/08/2011, ora 11:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori