Cristiano Ronaldo behet me djale
Albeu.com
Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo përmes Twitterit ka konfirmuar se është bërë baba. Ai ka deklaruar se e është bërë baba me një djalë, duke shtuar se me të do të kujdeset vetë ai, pasi që nuk e ka bërë publik emrin e nënës së fëmijës.“Është kënaqësi dhe emocion i veçantë, të bëj të ditur se së fundmi jam bërë baba i një fëmije që është djalë. Siç jemi marrë vesh me nënën e fëmisë, që preferon ta mbajë identitetin e saj në konfidencialitet, djali im do të jetë nën përkujdesjen time të veçantë”.

“Asnjë informacion tjetër rreth kësaj çështje nuk do të publikohet dhe kërkoj nga të gjithë që të respektojnë të drejtën time dhe të djalit për privatësi, së paku për çështje si këto”, shkroi Ronaldo në Twitter.
Shtuar më 04/07/2010, ora 15:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori