CNN mbetet pa Larry King Show
Larry King
25 viteve emision dhe një karriere të gjatë në gazetari, veterani i CNN dhe ikona e ketij rrjeti televiziv, Lerri King ka vendosur të mbyllë emisionin e njohur "Lerri King Shou" në fund të këtij viti. Në deklaratën e papritur të publikuar në adresën e tij në rrjetin Tuiter, King tha se kishte ardhur koha që t’i dedikohej familjes. Lajmi, shkruan BBC, vjen në një kohë që emisioni ka shënuar një rënie të madhe të shikueshmërisë. Madje renditet më poshtë se rivalët e MSNBC dhe Fox Njuz. Një tjetër shkak për të mbyllur shoun mund të ketë qenë deklarata e kritikut të njohur të medias Dejvid Ka i cili, pak javë më parë i sugjeroi CNN të gjente sa më shpejt një pasues të vlefshëm të tij, që mendohet të jetë Pirs Morgan, një nga anëtarët e jurisë të shout “Britania ka talente”. Megjithatë, King tha se do të vazhdojë të jetë pjesë e familjes së madhe të CNN si mikpritës i programeve speciale apo evenimenteve të mëdha ndërkombëtare. Larry King hyri në librin e rekordeve Gines pasi realizoi emisionin më të gjatë në një television në të njëjtin orar. Për çerek shekulli ai realizoi 40 mijë intervista, duke përfshirë këtu të gjithë presidentët amerikanë që nga Xherald Ford, figura të njohura të artit, shkrimtarë etj.
Shtuar më 04/07/2010, ora 15:11
Tage: larry king
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori