Çmimi për filmin më të keq
Filmi i Adam Sandler ‘Jack dhe Jill’ ka shënuar rekord në ndarjen e çmimeve Razzie për filmat më të këqij të vitit.

Sipas BBC, komedia ka fituar një rekord prej 10 çmimesh, përfshi atë të filmit më të keq. Al Pacino, që luajti në film vetveten, fitoi çmimin e aktorit më të keq në role dytësore.

Sandler u shpall aktori më i keq dhe aktorja më e keqe pasi luan edhe rolin e Jack dhe të Jill. Çmimet ‘Mjedra e artë’, ose Razzie, janë themeluar nga John Wilson. Kjo është hera e parë në historinë 32 vjeçare të çmimeve që një film fiton në çdo kategori.

Zakonisht këto çmime shpallen një ditë përpara çmimeve Oscar, por kësaj here u dhanë në Ditën e Gënjeshtrave. Zakonisht asnjë aktor nuk shkon për të marrë çmimin, kështu bëri edhe Sandler.

Shtuar më 02/04/2012, ora 14:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori