Clooney- Canalis blejne nje ishull italian
Albeu.com
George Clooney dhe Elisabetta Canalis dëshirojnë ta bëjnë edhe më intime lidhjen e tyre, duke u “izoluar” në një ishull. Çifti më i përfolur në botën show biz, ka ndërmend të blejë ishullin e mrekullueshëm të Loretos në Itali, ku ndodhet një vilë madhështore.
Ky ishull gjendet në liqenin e Izeut, përballe Mantisolas. Lajmin e bën të ditur një media lokale, sipas së cilës, çifti është magjepsur nga pamja përrallore e ishullit.

Gjatë vizitës në vilën gjigante, George dhe Elisabetta u “verbuan” nga madhështia dhe bukuria e ishullit, duke menduar seriozisht ta bëjnë pronë të tyre për të kaluar momente vërtet intime në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Shtuar më 25/02/2010, ora 14:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori