Çiljeta si Berisha: Gazetat rozë na nxinë jetën
Kryeministri Berisha ka sulmuar gjatë ditës së djeshme mediat, veçanërisht gazetarët e faqeve rozë, të cilët veç të rejave nga bota e spektaklit pasqyrojnë në gazeta edhe detaje sekrete nga jeta private e personazheve publike.
Në mbledhjen e qeverisë ai paralajmëroi se do të ndryshojë ligji “Për të dhënat personale”, për t’i dhënë një mbrojtje më të mirë personave nën hetim, por në mënyrë të veçantë artistëve dhe këngëtarëve.

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga është një nga ato emra që me apo dashjen e saj e ka gjetur veten çdo fundjavë në kopertinën e ndonjë gazete, shpeshherë edhe me tituj abuzivë. E është pikërisht ky fakt, ai që e ka bërë Çiljetën, e cila përveçse këngëtare e njohur është edhe anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, të mendojë njësoj si kryeministri.

Këngëtarja ka thënë për “Gazeta Shqiptare” se: "Përkrah në mënyrë absolute nismën e kryeministrit Berisha. Ka ardhur koha që gazetat të fokusohen më së shumti në jetën profesionale të artistëve dhe t’i lënë ata ta jetojnë të qetë jetën e tyre jashtë skenës".

Këngëtarja ka shtuar, se gazetat janë bërë jo rrallëherë shqetësim për familjarët e saj dhe si për fund ka thënë: “Ka ardhur koha të marrin fund shkrimet e pabaza, të cilat na shqetësojnë çdo fundjavë familjarët dhe na e nxijnë jetën ne këngëtarëve”. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2012, ora 17:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori