Çifti Cameron prezanton foshnjën e tij
Foshnja Florence Rose Endellion Cameron i është prezantuar opinionit publik, përderisa kryeministri britanik, David Cameron, së bashku me bashkëshorten e tij, Samntha, pozuan në shkallët e Rrugës Doëning, numër 10. Florence është fëmija i katërt i çiftit, e lindur më 24 gusht, përderisa çifti ishte ende në pushim në Cornwall. Emri i saj i mesëm, Endellion, i referohet një fshati në Cornwell, ku çifti ishte vendosur gjatë pushimit. Foshnja Florence ka një motër më të madhe, 6-vjeçare dhe vëllain Arthur, 4-vjeçar. Fëmija më i madh i çiftit Cameron, Ivan, kishte vdekur në muajin shkurt në moshën 6-vjeçare, i cili vuante nga një paralizë cerebrale dhe epilepsia. Hera e fundit kur një kryeministër britanik u bë baba gjatë funksionit ishte kur Cherie Blair, bashkëshortja e Tony Blair, lindi fëmijën e katërt, Leo, në muajin maj 2000.
Shtuar më 04/09/2010, ora 16:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori