Cheryl ndahet perfundimisht nga Ashley Cole
Albeu.com
Në telenovelën e familjes Cole është hapur një tjetër kapitull. Martesa mes futbollistit të Chelsea dhe bashkëshortes së tij Cheryl Cole mori fund që pas publikimit të fakteve se ai ka shkuar me femra të ndryshme gjatë turneut në SHBA.
Por mesa duket, bukuroshja britanike ka vendosur të hakmerret, pasi ajo është parë në shoqërinë e balerinit 24 vjeçar amerikan, Derek Hough. Cheryl ka kaluar plot 7 orë në dhomën e hotelit të djalit amerikan, duke u larguar rreth orës 4 të mëngjesit.

Vetëm pak orë më parë ajo njoftoi zyrtarizimin e martesës së prishur, duke gjetur prehje në krahët e 24 vjeçarit. “Me Ashley mori fund. Derek është shumë i ëmbël dhe çdo ditë me të është dëfryese”, ka thënë Cheryl.
Shtuar më 24/02/2010, ora 21:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori