Carey ka shkruar kengen “Hero” ne WC
Pëlqej
Albeu.com
Mariah Carey thotë se ajo i gjen inspirimet në vendet më të pazakonta, dhe se hitin “Hero” e ka shkruar në tualet.
Këngëtarja e ka shfrytëzuar tualetin gjatë një pauze të xhirimeve, kur i erdhi ideja për këngë. Ajo thotë se madje zgjohet në orët e hershme të mëngjesit për të shkruar këngë, pasi ëndërron meloditë gjatë gjumit.

“Ndonjëherë zgjohem në mes të natës. Kam një ide dhe duhet të zgjohem dhe ta incizoj atë menjëherë para se ta harroj”, ka thënë Carey.

“Me Hero, isha në studio dhe dikush më tregonte për këtë film, ‘Hero’ me Dustin Hoffman. Shkova në nevojtore dhe kur u ktheva e kisha idenë për këngën dhe nga kjo u bë kënga”, ka shtuar këngëtarja.
Shtuar më 15/11/2008, ora 16:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori