Cameron Diaz konsultohet me terapist
Cameron Diaz ka treguar se ajo është duke u konsultuar me një terapist "prej vitesh". "Kam qënë një person shumë cinik dhe tani jam më pak cinike" tha Cameron.

Aktorja pranon se ka qënë një person i "torturuar" në të kaluarën, e cila është arsyeja pse ajo pëlqen të flasë për problemet e saj.

"Kur isha në të njëzetat e mia, dhe kur isha një fëmijë, nuk isha shumë e lumtur. Unë nuk jam një person i torturuar. Kam qënë në të kaluarën, por nuk më pëlqen të tregoj për të. Por të paktën jam realiste. Unë i shoh gjërat ashtu siç janë dhe është e vështirë të pretendoj se ato janë ndryshe. Konsultohem me një terapist prej vitesh. Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme për të bërë është të shkoni në një vend që është i sigurtë, ku mund të bisedoni me një person, tek i cili ju mund të shkarkoni problemet tuaja" përfundoi aktorja. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2011, ora 09:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori