Bukuroshja Dreshaj, sjellë dy këngë të reja
Modelja e suksesshme Afërdita Dreshaj, e cila së fundi përfaqësoi Kosovën në “Miss Universe”, tani po e sfidon veten edhe në këngë. Si duket edhe ky profesion po i sjell mjaft suksese, ngase gjatë këtij viti ajo ka qenë mjaft shumë e angazhuar me koncerte e mbrëmje muzikore brenda dhe jashtë vendit.

Afërdita tani së fundi është duke përgatitur dy këngë të reja, të cilat do t’i shoqërojë edhe me videoklipe. “Jam duke realizuar dy këngë të reja, të cilat do të lansohen bashkë me videoklipe.

Këto do t’i punoj me produksionin “Max Production. Nuk dua të zbuloj më shumë se si do të jenë këngët dhe klipet për shkak se dëshiroj që çdo gjë të jetë surprizë për adhuruesit e mi”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Afërdita gjatë këtyre muajve është e angazhuar edhe me përgatitje të programeve për Vitin e Ri, në të cilat mundohet të paraqitet sa më bukur.

Shtuar më 03/11/2011, ora 17:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori