Bryan Adams tashmë me yll në Hollywood
Këngëtari i mirënjohur i muzikës rok, Bryan Adams, është bërë me yll në Shëtitoren e Famës në Hollywood. Adams pas kësaj është shprehur se ishte shumë i ngazëllyer që e ka marrë këtë mirënjohje.

51-vjeçari thotë se ai gjithnjë ka ecur përgjatë Shëtitores së Famës si i ri, por kurrë nuk ka menduar se mund ta shohë emrin e tij një ditë.

“Mbaj mend se kam qenë në Hollywood në moshën 16-vjeçare dhe jam mahnitur me yjet. Ideja e të qenit pjesë e tyre kurrë nuk më ka shkuar në mend. Ishte e largët për mua. Sot, jam i përulur me vendosjen e emrit tim. Është fantastike”, ka thënë Adams. /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2011, ora 11:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori