Bruce Willis: Nuk jam nje fans i internetit
Albeu.com
Aktori Bruce Willis është shprehur në një intervistë se është i tmerruar nga format moderne të komunikimit, siç janë ato përmes internetit. Ylli i filmit “Die Hard”, i cili vitin e kaluar luajti në filmin shkencor “Surrogates”, që fliste për ...... teknologjinë që po e pushton botën, mendon se çdokush është bërë aq shumë i varur nga faqet sociale si një formë e re e komunikimit.“Ajo që më shqetëson është rreziku që qëndron në faktin se njerëzit dëshirojnë t’i komunikojnë informacionet gjithnjë e më shpejt. Unë nuk jam një fans i madh i rrjeteve sociale të formës elektronike”, ka thënë Willis.
Shtuar më 21/01/2010, ora 14:38
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori